Ballina Ekonomi

Basha: Plani ynë ekonomik është taksa e sheshtë 9%

TIRANË, 27 qershor /ATSH – I. Vata/- Kryetari i PD-së, Lulzim Basha tha sot se “plani ynë ekonomik është taksa e sheshtë 9%.

Basha shprehet se strategjia e Fondi Monetarë Ndërkombëtarë është taksa e sheshtë.

“Taksa e sheshtë 9% dhe plani ynë ekonomik do të inkurajojë investimet e brendshme dhe të huaja, do të nxisë punësimin dhe do të rrisë fuqinë blerëse. Shqipëria në punë, mirëqenia për shumicën dhe jo një pakicë, do të jetë realitet i prekshëm për të gjithë”, tha Basha.

Po ashtu, Basha shton se taksimi i qeverisë zbrazi xhepat e  shqiptarëve, rriti çmimet, uli fuqinë blerëse, falimentoi bizneset dhe solli shkatërrimin e ekonomisë në çdo hallkë të saj.

“Raporti i FMN mbështet atë që PD do bëjë realitet: taksimin e thjeshtë dhe transparent”, deklaron ai. /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSa ulet paga e mësuesve me propozimin e Bashës
Artikulli tjetërFluks turistësh nga Kosova drejt bregdetit shqiptar/Kuçana për ATSH: Dyfishim i numrit këtë fundjavë në Morinë, 2200 automjete dhe 8500 pasagjerë