Ballina Bota

SHBA – “Facebook” forcon politikën e tij të moderimit të përmbajtjes

SAN FRANCISCO, 26 qershor /ATSH-AFP/ – Rrjeti social “Facebook” njoftoi sot për një moderim të përmbajtjes së tij, që synon ndalimin e më shumë llojeve të mesazheve të urrejtjes në reklama dhe planifikon të shtojë paralajmërimet për botimet problematike që ai lë në internet.

“Platforma do të heqë reklamat që pretendojnë se njerëzit me një origjinë, etni, kombësi, gjini ose orientim seksual të caktuar përbëjnë një kërcënim për sigurinë ose shëndetin e të tjerëve”, tha Mark Zuckerberg, në një fjalim në profilin e tij në “Facebook”.

Prej disa javësh, rrjeti po përballet me një presion në rritje nga shoqëria civile, si edhe nga disa prej punonjësve, përdoruesve dhe klientëve të tij, për të rregulluar më mirë përmbajtjet e urrejtjes./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFRANCË – Bursat në përparim të ngadaltë, ende nën ndikimin e COVID-19
Artikulli tjetërITALI – Ndalohen bagazhet e dorës në avione