Ballina Bota

BRUKSEL – Komisioni Europian planifikon rishikimin e diversitetit

BRUKSEL, 24 qershor /ATSH-DPA/ – Komisioni Europian njoftoi sot se do të përpiqet të forcojë diversitetin e tij të brendshëm.

“Komisioni do të punojë për të identifikuar origjinën e mangësive dhe të kërkojë t’i korrigjojë ato në rekrutimin, trajnimin dhe mjedisin e vendit të punës”, tha zëvendëspresidentja, Vera Jourova.

“Një plan konkret veprimi do të prezantohet në vjeshtë”, shtoi ajo.

Krahu ekzekutiv i Bashkimit Europian është kritikuar në të kaluarën që nuk ka ndërmarrë veprime për të rritur përfaqësimin e grupeve etnike të pakicave në forcën e tij të punës./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakManja: Vetingu ka rikthyer besimin te drejtësia e re
Artikulli tjetërBRUKSEL – Sektori ajror europian: BE të mbështesë tranzicionin e gjelbër