Ballina Flash

TENIS – Djokovic rezulton pozitiv me COVID-19

BEOGRAD, 23 qershor /ATSH-AFP/ – Numri një i botës në tenis, Novak Djokovic njoftoi se kishte rezultuar pozitiv me COVID-19, duke iu shtuar listës së lojtarëve të kontaminuar në kuadër të turneut të bamirësisë, Adria Tour.

“Novak Djokovic u testua pozitiv me COVID-19”, thuhet në komunikatën e stafit të tij.

Aty shtohet se lojtari serb nuk ka shfaqur asnjë simptomë.

Tre lojtarë që morën pjesë në Adria Tour, që filloi në mes të qershorit në Beograd, kishin njoftuar testin e tyre pozitiv me COVID-19, bullgari Grigor Dimitrov, kroati, Borna Coric dhe serbi Viktor Troicki./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, 11 fluturime të konfirmuara për nesër
Artikulli tjetërPolitikat mbështetëse/ Paraja në qarkullim në nivelin rekord 322 miliardë lekë