FRANKFURT, 23 qershor /ATSH-DPA/- Kompania ajrore gjermane “Lufthansa” ka vendosur të mbyllë filialin e “SunExpress Deutschland”, ku janë të punësuar rreth 1 200 punonjës, njoftoi sot kompania.
“Fluturimet e mbetura me “SunExpress Deutschland” do t’i transferohen kompanisë partnere turke, operatorit “Eurowings” të Lufthansa-s ose linjave të tjera ajrore”, shtoi ajo, duke përmendur që prenotimet do të ndryshoheshin automatikisht.
SunExpress është një ndërmarrje e përbashkët midis “Lufthansa”-s dhe “Turkish Airlines” me dy operatorë të veçantë të linjave ajrore.
Pandemia e koronavirusit ka patur një ndikim shkatërrues në udhëtimet ajrore, duke e detyruar “Lufthansa”-n të konsiderojë një ndihmë qeveritare prej 9 miliardë eurosh për mbijetesë.
Marrëveshja pritet ende të miratohet nga aksionerët./ /ervo/





















