Ballina Flash

Sezoni turistik/ Pastrohen përrenjtë që derdhen në shtratin e lumit Devoll

TIRANË, 19 qershor/ATSH/ Bashkia e Gramshit së bashku me institucionet vendore të bashkisë ndërmorën sot aksionin e pastrimit nga mbetjet urbane të përrenjve që derdhen në shtratin e lumit Devoll.

Ky aksion u ndërmor, për t’i dhënë Gramshit një pamje dinjitoze si dhe për të ftuar turistë vendas e të huaj këtë sezon veror.

Bashkia e Gramshit ka informuar se falë bashkëpunimit dhe përgjegjshmërisë së treguar nga të gjitha institucionet vendore, u arrit të pastroheshin nga mbetjet urbane përrenjtë më problematikë që derdhen në shtatin e lumit Devoll.

Pastrimi i këtyre përrenjve, jo vetëm përmirëson cilësinë e ajrit dhe mjedisin përreth, por parandalon edhe ndotjen e lumit Devoll dhe liqenit të Banjës. z.tosku/j.p/r.e/

 

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak3500 komplete testimi për COVID, financuar nga SHBA i dorëzohen Institutit të Shëndetit Publik
Artikulli tjetërMasat antiCovid/ Lili: Kyçe për përballimin e pandemisë, asnjë shkelës nuk do të tolerohet