BARCELONË, 19 qershor /ATSH-DPA/ – Barcelona nuk do të duhet ta paguajë bonusin e nënshkrimit të ish-sulmuesit, Neymar Jr., prej 43,6 milionë eurosh, vendosi sot një gjykatë spanjolle.
Sulmuesi i Paris Saint-Germain i kishte kërkuar klubit katalanas një shumë parash, të cilat besonte se këta të fundit i detyroheshin që nga rinovimi i kontratës së tij në tetor 2016, para se të largohej për në Francë.
Megjithatë, gjykata vendosi që Neymar, i cili u bashkua me PSG për një tarifë botërore rekord prej 222 milionë eurosh, do të duhet t’i paguajë Barcelonës 6,7 milionë euro.
“FC Barcelona shpreh kënaqësinë e saj për vendimin e shpallur sot nga gjykata Sociale 15 në Barcelonë, që ka të bëjë me padinë që përfshin klubin “FC Barcelona” dhe lojtarin Neymar Jr në lidhje me shumën e bonusit në rinovimin përfundimtar të kontratës së lojtarit”, tha klubi në një deklaratë./ /sara/























