BUKURESHT, 16 qershor /ATSH-DPA/ – Kryeministri rumun, Ludovic Orban, njoftoi sot se do të lejojë shërbesat kishtare, pavarësisht shqetësimeve për rritjen e numrit të infektimeve me koronavirus.
Njoftimi i tij vjen pas presionit të opozitës, ku kjo e fundit kërcënoi se do ta detyrojë lejimin e shërbesave kishtare përmes parlamentit.
Deri tani, shërbesat kishtare janë lejuar të zhvillohen vetëm jashtë kishave.
Vëzhguesit thonë se masa ka të bëjë me fillimin e fushatës zgjedhore në Rumani para zgjedhjeve parlamentare dhe bashkiake, që do të zhvillohen më vonë këtë vit./ /sara/












