Ballina Flash

HAPËSIRË – Përbërësit e jetës në Tokë erdhën nga përplasja e asteroidëve

TOKIO, 12 qershor /ATSH-ANSA/- Përbërësit themelorë të jetës në Tokë, dhe ndoshta në Mars, kanë arritur nga ndikimi i asteroidëve, tregohet nga simulimi i kryer në Japoni, nga ekipi i universitetit ”Tohoku”, i udhëhequr nga Yoshihiro Furukawa.

Eksperimenti simuloi ndikimin e asteroideve në oqeane, duke treguar se ngjarje të tilla mund të shkaktojnë reaksione kimike që çojnë në formimin e ”blloqeve ndërtuese” të proteinave.

Rezultati është konfirmim i mëtejshëm se sa të rëndësishëm kanë qenë asteroidet për jetën në Tokë, pasi eksperimentet e udhëhequra nga Raffaele Saladino dhe Ernesto di Mauro, nga Universiteti i Tuscias në Viterbo, kishin treguar në të kaluarën, se përbërësit e jetës u sollën nga meteoritët, ndërsa reaksionet kimike për formimin e molekulave biologjike u aktivizuan nga uji.

Për të simuluar reagimet që shkaktojnë kur një meteor bie në oqean, studiuesit japonezë riprodhuan kushtet e pranishme në Tokë rreth 4 miliardë vjet më parë, duke filluar nga përbërja e atmosferës, në të cilën mbizotëronte dyoksidi i karbonit dhe azoti./  /os/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Të qash e të mos qeshësh dot”/ Rama publikon faktet për bizneset që kanë marrë pagën e luftës: Politika nuk është lojë me njerëzit
Artikulli tjetër29-vjetori i PS-së/ Spiropali: Forcë politike e pakonkurrueshme, respekt për ata që investuan tek ajo besimin