Ballina Bota

FOKUS – Falimentimi i kompanive do të shënojë rritje në 2021

PARIS, 8 qershor /ATSH-AFP/ – Falimentimi i kompanive në të gjithë botën do të rritet me një të tretën deri në 2021 në raport me vitin 2019, pavarësisht masave mbështetëse publike për aktivitetin, sipas një raporti të publikuar sot nga kompania e sigurimit të kredive Coface.

“Mes ekonomive të përparuara, SHBA-ja do të preket me një rritje prej 43% të këtyre falimentimeve, të cilat gjithashtu duhet të rriten me 37% në Britaninë e Madhe, 24% në Japoni, 21% në Francë dhe 12% në Gjermani”, sipas këtyre parashikimeve.

Vendet në zhvillim nuk do të kursehen gjithashtu me një rritje të pritshme prej 44% në Brazil dhe 50% në Turqi pasi këto shtete do të  vuajnë pasojat e rënies së arkëtimeve turistike, transfertave të parave nga punëtorët e mërgimtarëve dhe rënia e çmimeve të lëndëve të para”, sipas raportit, i cili parashikon një rënie të PBB-së globale prej 4,4% këtë vit.

“Rritja e lartë e kërkesave reflekton një rritje të rrezikut të kredisë për kompanitë në një afat të shkurtër (6 deri në 12 muaj)”, sipas Coface, që rendit të parin sektorin e transportit dhe të dytin sektorin e automobilave, metalurgjinë, sektorin e tekstileve dhe veshjeve, si dhe  sektorë më të dobësuar nga pandemia Covid-19.

“Kriza e koronavirusit është mbi të gjitha, një krizë lëvizshmërie që sfidon mënyrat tona të udhëtimit, si të përditshme ashtu edhe të rastit, vendas dhe jashtë vendit”, thotë siguruesi i kredisë.

“Nivelet e borxhit të sektorit global të automobilave janë në rritje, gjë që duhet të shtyjë shumë kompani të shesin asete dhe të ristrukturohen”, shtoi ai./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakCakaj bisedë me ministren britanike/ Bashkëpunim i shkëlqyer në kuadër të OSBE-së
Artikulli tjetërHoti takim me ambasadorin italian në Kosovë, Nicola Orlando