ROMË, 7 qershor /ATSH-DPA/ – Rreth 425 migrantë u lejuan të zbarkonin nga disa anije të ankoruara në brigjet e Maltës, njoftoi qeveria.
Pasi u vunë nën presion, kombi ishullor i BE-së në Mesdhe lejoi migrantët të hynin në port.
Qeveria pranoi se situata ishte bërë shumë e vështirë dhe në bord të anijës kishin filluar trazira.
Raportet njoftuan se migrantët në bordin e anijes “Europa II” ishin rebeluar kundër ekuipazhit.
Megjithatë, edhe pse qeveria malteze lejoji hyrjen e migrantëve, kritikoi anëtarët e Bashkimit Europian lidhur me zhvendosjen e disa prej migrantëve nga Malta./ /sara/






















