FUTBOLL – Messi fillon stërvitjen por pa ekipin

BARCELONA, 6 qershor /ATSH-DPA/ – Lionel Messi u rikthye sot në stërvitje, por nuk u bashkua me lojtarët e skuadrës së Barcelonës.

Messi num mori pjesë në senacën e së premtes në “Joan Gamper Football City” dhe Barcelona u shpreh se kapiteni ka pësuar një tkurrje të vogël të muskujve në këmbën e djathtë.

Ai ndodhej sot në fushën “Camp Nou”, por u stërvit me Nelson Semedon dhe jo me pjesën tjetër të ekipit.

Barcelona shpreson se Messi do të jetë në gjendje të luajë në Majorka kur skuadra të rifillojë ndeshjen e parë, nga 11 ndeshjet e mbetura në La Liga.

Ata kanë një epërsi prej dy pikësh ndaj Real Madridit./ /sara/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.