Ballina Flash

FUTBOLL – Griezmann refuzon PSG

BARCELONE, 5 qershor /ATSH-ANSA/ – Sulmuesi francez Antoine Griezmann ka deklaruar se nuk dëshiron të shkojë tek Paris Saint-Germain.

Sulmuesi ka refuzuar të transferohet në ”Parco dei Principi” si pjesë e operacionit që mund të sillte Neymar te Barcelona.

Griezmann, i cili që kur u largua nga Atletico Madrid për t’u transferuar në Katalonjë, shpesh ka hasur vështirësi duke ofruar ndeshje jo në përputhje me potencialin e tij teknik.

Griezmann i quajtur me përkëdhelje ”Le Petit Diable” (”djalli i vogël”), nuk ka qenë asnjëherë plotësisht në një mendje me Messin dhe Suarez dhe shpeshherë ka përfunduar edhe në pankinë. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakLONDËR – Samiti virtual për vaksinat mbledh 8,8 miliardë dollarë
Artikulli tjetërSOFT NEWS – Radari kap mbi shpejtësinë e lejuar një… rosë!