Ballina Bota

GJERMANI – BQE: 600 miliardë euro shtesë për programin “PEPP”

FRANKFURT, 4 qershor /ATSH-AFP/- Përballë pandemisë së koronavirus të ri, që po shkakton recesion, si edhe një shpërthim të borxhit publik, Banka Qendrore Europiane (BQE) ka bërë përpjekje të mëdha, pothuajse duke dyfishuar fondin e saj për të mbështetur ekonominë, në një kontinent ku kufijtë vazhdojnë të rihapeni gradualisht.

BQE njoftoi sot se programi i saj “PEPP”, që synon të kufizojë efektet e krizës shëndetësore, është fryrë nga 600 miliardë euro shtesë.

Në mes të marsit, ky fond u pajis me 750 miliardë euro për të blerë bono publike dhe private.

“Ky program urgjence është zgjatur deri të paktën në fund të qershorit 2021”, tha institucioni.

BQE pret një rënie prej 8,7% të PBB-së së zonës së euros në vitin 2020, para një rikthimi prej 5,2% në 2021 dhe 3,3% në 2022./ /ervo/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakProtokolli i sigurisë/ Kontrolle bizneseve ushqimore në 3 bashki
Artikulli tjetërLufta kundër kultivimit të kanabisit/ Prefekti Aliaj në Përmet: Monitorim nga ajri dhe kontrolle në terren