ROMË, 4 qershor /ATSH-DPA/ – Skuadra e Milanit shpreson që Zlatan Ibrahimoviç të jetë në gjendje të mirë për rifillimin e kampionatit të serisë A, pas një dëmtimi që pësoi 10 ditë më parë në këmbë.
“AC Milan njofton se Zlatan Ibrahimoviç i është nënshtruar një kontrolli pas dëmtimit në këmbë. Shërimi po shkon mirë, pa ndërlikime dhe pritet që për rreth 10 ditë të kryhet një kontroll i ri”, njoftoi klubi.
Ibrahimovic u kthye në Itali, pasi e kaloi pjesën më të madhe të izolimit në Suedi me familjen.
“The Devils” do të rifillojnë serinë A më 22 qershor me një ndeshje në Lecce.
Ibrahimoviç është i pezulluar për ndeshjen e “The Devils” me Juventusin, javën e ardhshme. / /sara/






















