Sony shtyn prezantimin e PlayStation5

SEUL, 2 qershor /ATSH-AA/ – Sony ka shtyrë prezantimin e lojërave të PlayStation 5, i parashikuar për të enjten e ardhshme, 4 qershor.

“Kemi vendosur të shtyjmë prezantimin e PlayStation 5, të planifikuar për më 4 qershor”, theksoi kompania në Twitter.

“Derisa ne e kuptojmë se lojtarët në të gjithë botën janë të ngazëllyer për të parë lojërat e PS5, ne nuk mendojmë se tani është koha për të festuar dhe tani për tani ne duam të qëndrojmë prapa dhe të lejojmë që të dëgjohen zëra më të rëndësishëm”, thuhet në deklaratë.  /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.