BRUKSEL, 2 qershor /ATSH-AFP/- Komisioni Europian ka rishikuar me rritje buxhetin e kushtuar Politikës së Përbashkët Bujqësore (PAC) në propozimin e ri për buxhetin shumëvjeçar të BE-së, një instrument i planit të tij të rimëkëmbjes ekonomike.
“Propozimi i ri i ekzekutivit europian mundëson dy gjëra, mbështetjen e fermerëve si garantues të sigurisë ushqimore dhe zbatimin e Paktit të Gjelbër në sektorin e bujqësisë”, theksoi eurokomisioneri për Bujqësinë, Janusz Wojciechowski.
Në propozimin e tij të ri, KE propozon një shtesë prej 26,4 miliardë eurosh dhe ta çojë alokimin e PAC-ut në 391,4 miliardë për periudhën.
Projektbuxheti shumëvjeçar i BE-së është 1,100 miliardë euro dhe PAC përfaqëson një të tretën e alokimeve./ /ervo/






















