Ballina Bota

ITALI – Kulla e Pizës rihapet për publikun

ROMË, 31 maj /ATSH-ANSA/ – Kulla e Pizës, një nga objektet më të njohura turistike të Italisë, është rihapur pas një pushimi tre mujor për shkak të masave për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

“Kjo është një ditë e rëndësishme, pasi ne po hapim të gjithë këtë zonë”, tha Pierfrancesco Pacini, kreu i administratës së kësaj zone turistike.

Italia rihap nesër edhe Koloseun dhe Muzetë e Vatikanit.

Në Firence, muzeu ”Uffizi” dhe Galleria dell’Accademia, shtëpia e Davidit të Michaelangelo-s, janë gjithashtu të gatshme të mirëpresin përsëri vizitorët./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSUEDI – Dita e parë pa asnjë viktimë nga COVID-19
Artikulli tjetërParku Rinia, i transformuar në një hapësirë çlodhëse për të gjitha moshat, dhurata e fëmijëve për 1 Qershor