Ballina Bota

SHBA – Biden: Bashkohem me dhimbjen e gjithë amerikanëve për viktimat e COVID-19

UASHINGTON, 28 maj /ATSH-ANSA/ – I gjithë kombi amerikan vajton së bashku me ju, është mesazhi që kandidati demokrat për Shtëpinë e Bardhë, Joe Biden, iu drejtohet familjeve të viktimave nga koronavirusi në SHBA, ku numri i të cilave kaloi mbi 100 000.

“Unë e di që ju ndjeheni sikur të jeni thithur nga një vrimë e zezë në kraharorin tuaj”, shtoi kandidati për president.

”Humbja e të afërmve është si një ndjenja e mbytjes”, shtoi Biden duke kujtuar humbjen e të afërmve të tij.

Biden ka humbur bashkëshorten dhe një nga fëmijët e tij, viktimë e një aksidenti rrugor në vitin 1972, si dhe humbjen e një fëmije tjetër, Beau, në 2015, nga sëmundja e kancerit./  /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKORE E JUGUT – Regjistrohet numri më i lartë i rasteve ditore që nga prilli
Artikulli tjetërPandemia/ Dekorohen dy infermierë ushtarakë të Forcave të Armatosura në Kabul