Ballina Flash

METEO – Nju Delhi ”përvëlohet” në 47,6 gradë Celsius

NJU DELHI, 27 maj /ATSH-AFP/ – Me një rritje të temperaturave deri në 47,6°C, New Delhi po përballet me valën më të nxehtë verore që ka goditur këto ditë Indinë Veriore.

Kryeqyteti indian ka regjistruar sot temperaturën më të lartë që prej 18 vitesh.

Në shtetin fqinj të Rajasthanit, qyteti i i Churu-së ishte në të njëjtën kohë pika më e nxehtë në vendin e Azisë së Jugut, me 50 gradë Celsius.

Për shkak të erërave të thata në veriperëndim mbi rrafshnaltat e Indisë Qendrore, vala e nxehtësisë që ka vërshuar në veri-perëndim të vendit këto ditët e fundit pritet të vazhdojë deri të enjten, sipas shërbimeve meteorologjike indiane.

Muajt e verës, nga maji dhe qershori janë shumë të nxehta dhe të thata në Indi, me temperatura që arrijnë deri në 40 gradë Celsius. Kjo nxehtësi zbehet me ardhjen graduale të musoneve gjatë muajit qershor./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Ushtarakët, ambasadorët më të mirë të Shqipërisë në misionet ndërkombëtare”/ Nënkolonel Roland Shuli dekorohet nga sekretari i Përgjithshëm i NATO-s
Artikulli tjetërFOTO/- Tepelenë, rruga në hyrje të qytetit së shpejti me pamje të re