Ballina Bota

TURQI – Roja bregdetare shpëton 72 migrantë

STAMBOLL, 26 maj /ATSH-ANSA/ – Me afrimin e sezonin veror dhe ngadalësimin e emergjencës Covid-19 kalimet e migrantëve në detin Egje kanë rifilluar masivisht nga Turqia drejt ishujve grekë.

Roja bregdetare turke shpëtoi të paktën 72 persona gjatë orëve të kaluara të cilët gjendeshin në katër gomone të ndryshme të dëmtuara.

Operacionet e shpëtimit u zhvilluan në brigjet e Foca, në provincën e Izmirit.

Migrantët ishin afganë, kongolezë, guineas dhe pakistanezë.

Ata do të transportohen për në qendrat e paraburgimit./  /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakHAPËSIRË – Sistemi Diellor ka lindur nga një përplasje kozmike
Artikulli tjetërKomisioni Parlamentar i Ligjeve miraton marrëveshjen e huasë me Fondin Monetar Ndёrkombёtar