HAPËSIRË – Sistemi Diellor ka lindur nga një përplasje kozmike

PESCARA, 26 maj /ATSH-ANSA/ – Një përplasje galaktikash mund të ketë shkaktuar formimin e Sistemit Diellor, duke modeluar Rrugën e Qumështit dhe duke ndriçuar yje të rinj, përfshirë Diellin është konkluzioni i studiuesve italianë Santi Cassisi, nga observatori ”Abruzzo” dhe studiuesve të Institutit Kombëtar të Astrofizikës (INAF).

Studimi bazohet në të dhënat e mbledhura nga ”gjahtari” i yjeve, sateliti ”Gaia”, i Agjencisë Europiane të Hapësirës (ESA).

”Për t’i dhënë formë ‘Rrugës së Qumështit’ ishte një nga fqinjët e tij, galaktika xhuxh e Shigjetarit”, sipas tyre.

Falë satelitit ”Gaia”, astronomët kanë bërë një vlerësim të shkëlqimit të mbi 24 milionë yjeve, brenda një sfere me një diametër prej 6 500 vjet dritë rreth Diellit.

Duke i krahasuar këto të dhëna me modelet yjore, studiuesit arritën të rindërtojnë historinë evolucionare të ”Rrugës së Qumështit” me një saktësi të arritur si kurrë më parë./   /os/ a.jor.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.