Ballina Flash

ITALI – Vdes trashëgimtarja e ”Bvlgari”

ROMË, 24 maj /ATSH-DPA/ – Anna Calissoni Bulgari, një nga trashëgimtaret e dinastisë luksoze të stolive në Itali, ”Bvlgari”, vdiq në moshën 93 vjeçare, konfirmoi një zëdhënëse e familjes.

“Ajo vdiq të premten”, theksoi zëdhënësja e familjes nga Aprilia, një qytet në jug të Romës.

Anna Bulgari tërhoqi vëmendjen e të gjithëve kur ajo dhe Giorgio, djali i saj adoleshent, u rrëmbyen në 1983.

Ata u mbajtën për javë të tëra para se të liroheshin përkundrejt një shpërblimi.

“Rrëmbyesit prenë një pjesë të veshit të djalit dhe ia dërguan familjes së tij”, njoftuan mediet italiane.

Grupi luksoz francez, LVMH bleu “Bulgari”-n, një kompani tradicionale italiane, në 2011. / /sara/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFitër Bajrami/ Këshilli i qarkut Berat dhe Komuniteti Mysliman ndajnë ndihma në familjet rome
Artikulli tjetërSPANJË – Rihapen plazhet, ndërsa lehtësohen më tej masat kundër virusit