TIRANË, 20 maj/ATSH/ Sekretari i përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla dhe sekretarja për Komunikimin Dixhital në PS, Blerina Gjylameti zhvilluan një mbledhje online me koordinatorët dixhital të çdo bashkie.
“Në takim u diskutua rreth objektivave të realizuara dhe ato që na presin, nga unifikimi i rrjeteve të shpërndarjes deri tek përcjelljet e mesazhit në çdo nivel”, tha Gjylameti.
Gjylameti është mandatuar nga Asambleja Kombëtare e PS-së për të udhëhequr një organizim komplet të ri dixhital të familjes socialiste në mënyrë që çdo anëtar e simpatizant të jetë, bashkëvendimmarrës në çdo ndërveprim.
/m.m/ /a.g//r.e/












