TAJPEI, 11 maj /ATSH-DPA/ – Rregullat e Tajvanit që kufizojnë pjesëmarrjen në dasma u lehtësuan sot, ndërsa vendi kërkon një rikthim në kushte normale, pas krizës së koronavirusit.
Numri i viktimave arriti në nëntë, pasi u raportua edhe një viktimë e re.
Udhëzimi i ri i dasmave lejon pjesëmarrjen e deri në 250 të ftuarve në bankete.
Nuk do të lejohen më shumë se tetë persona në tavolinë dhe duhet të respektojnë distancën 1,5 metra larg njëri tjetrit.
Pas shfaqjes së virusit në fillim të këtij viti, dasmat duhej të reduktonin numrin e të ftuarve ose shtynin datën e organizimit.
Ky është lehtësimi më i ri i masave lidhur me grumbullimet e njerëzve në vend.
Viktima e re nga COVID-19, sëmundja e frymëmarrjes e shkaktuar nga virusi, ishte e para që nga 10 prilli. / /sara/ a.jor.























