Ballina Bota

COVID-19 – Turqia regjistron 47 viktima në 24 orët e fundit

STAMBOLL, 10 maj /ATSH-AA/ – Ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, ka njoftuar se numri i vdekjeve nga koronavirusi i ri në vendin e tij është rritur në 3 786, pasi 47 viktima të tjera u regjistruan në 24 orët e fundit.

Në llogarinë e tij në Twitter, Koca njoftoi se numri i rasteve të koronavirusit në Turqi është rritur në 138 657, me 1 542 raste të reja të regjistruara në 24 orët e fundit.

Ai po ashtu njoftoi se ”3 211 pacientë të tjerë u shëruan dhe u shoqeruan për në shtëpi, ndërsa numri i përgjithshëm i pacientëve të shëruar rritet në 92 691”. /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFundjavë në krye të detyrës/ Forcat e Armatosura u erdhën në ndihmë mbi 600 familjeve në nevojë
Artikulli tjetërFRANCË – Alarm i kuq për përkeqësimin e motit