PESARO, 8 maj /ATSH-ANSA/ – Jeta jonë preket gjithnjë e më shumë nga proceset në të cilat ndërhyjnë algoritmet që bëhen qendrore si në sektorin privat ashtu edhe në atë publik, theksoi Giovanni Boccia Artieri, profesor i Sociologjisë së Medias Dixhitale, në universitetin e Urbinos ”Carlo Bo”.
”Vendimet themelore për mirëqenien tonë dhe liritë tona në fakt shpesh mbështeten ose bëhen me përdorimin e algoritmeve që evoluojnë me të dhëna, të ashtuquajturat algoritme të mësimit të makinerisë që aplikojnë modele komplekse statistikore në mënyrë që t’i sigurojnë një përdoruesi informacion të cilat për të janë më të rëndësishme dhe relevante”, shtoi ai.
”Alogaritmet janë ndërmjetës në shpërndarjen e reklamave në platformat e mediave sociale, në motorët e kërkimit dhe në faqet e lajmeve; ato përdoren për të marrë vendime jetësore për njerëzit, duke rregulluar qasjen në kredi, punë, strehim, arsim ose drejtësi. Prandaj, ata nuk janë vetëm objekte që janë bërë më të njohur, megjithëse në mënyrë abstrakte në debatin publik, por ato në të vërtetë përgjojnë mënyrat tona të informimit, zgjedhjen, blerjen, komunikimin”, shtoi Artieri.
”Në praktikë, shumë studime tregojnë se algoritmet nuk janë objekte që funksionojnë në një mënyrë natyrale, por duhet të shihen si opinione reale të përfshira në kod, të afta për të përcaktuar një dallim midis fituesve dhe humbësve të shoqërisë, midis atyre që marrin punë dhe kredi, dhe kush paguan më shumë për sigurimin shëndetësor”, përfundoi ai. /os/













