Ballina Bota

KOMENT – Europa feston virtualisht 75-vjetorin e LIIB

BERLIN, 8 maj /ATSH-DPA/ – Vendet në të gjithë Europën janë duke vëzhguar virtualisht, për shkak të anulimit të ceremonive përkujtimore si pasojë e koronavirusit, Ditën e Fitores kundër nazizmit kur, 75 vjet më parë, Gjermania naziste nënshkroi kapitullimin ndaj Forcave Aleate.

Në Berlin, ngjarje të mëdha publike ishin planifikuar në Portën e Brandenburgut dhe vende të tjera historike në kryeqytetin gjerman, dhe me qindra mijëra njerëz pritej të merrnin pjesë.

Ky program u anulua në fillim të prillit dhe në vend të kësaj të zhvillohej një ceremoni dixhitale për përvjetorin.

Në këtë Ditë të Fitores do të shihet që presidenti Frank-Walter Steinmeier dhe kancelarja Angela Merkel do të vendosin kurora me lule në Memorialin ”Neue Wache” për viktimat e luftës dhe diktaturës në qendrën e Berlinit, së bashku me zyrtarë të tjerë të lartë .

Steinmeier gjithashtu do të mbajë një fjalim.

Vetëm disa ditë para përvjetorit, komentet e bëra nga një figurë drejtuese në partinë e ekstremit të djathtë ”Alternativa për Gjermaninë” (AfD) shkaktuan një stuhi mbi mënyrën se si përkujtohet ngjarja historike në vend.

Bashkëthemeluesi dhe kryetari i nderit Aleksandër Gauland u prit me përçmim pasi ai iu referua 8 majit 1945, si një “humbje absolute” për vendin.

Britania e Madhe gjithashtu kishte bërë plane për festime madhore të 75-vjetorit, duke përfshirë një sfilatë pranë Pallatit Buckingham, por shumica e ngjarjeve janë shtyrë, anuluar ose reduktuar në përkujtime në internet.

Westminster Abbey pritet të mbajë akoma një shërbim virtual të falënderimeve nga mesdita (11:00 GMT), dhe stacionet televizive britanike planifikojnë të transmetojnë një fjalim të regjistruar nga mbretëresha Elizabeth II në orën 21:00e, saktësisht 75 vjet pas fjalimit në radio drejtuar kombit nga babai i saj, mbreti George VI, më 1945.

Përkujtimet tradicionale të Ditës së Fitores në Francë gjithashtu do të mbahen në një format të kufizuar për shkak të bllokimit nga koronavirusi.

Presidenti Emmanuel Macron do të kryesojë një ceremoni në Harkun e Triumfit, në Paris, me zyrtarë të lartë ushtarakë, por asnjë figurë publike nuk do të jetë e pranishme.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAXHENDA NDËRKOMBËTARE 08/5/2020
Artikulli tjetërSHBA – Mbi 75 000 viktima, 2 448 në 24 orët e fundit nga COVID-19