COVID-19 – Parisi hap zonat pyjore

PARIS, 8 maj /ATSH-AFP/- Pylli i Vincennes-it dhe i Boulogne-s do të rihapen plotësisht nga e hëna në Paris, por parqet dhe kopshtet do të mbeten të mbyllura, njoftoi sot bashkia e komunës së Parisit, i cili ka vendosur për një rihapje të kujdesshme nga 11 maji.

“Klasifikimi i kryeqytetit si një zonë epidemike e kuqe, kërkon mbajtjen mbyllur të parqeve dhe kopshteve deri në një njoftim të mëtejshëm”, sqaroi bashkia.

Aktivitetet individuale fizike do të lejohet pa orar kufizimi në të gjithë kryeqytetin, por sportet kolektive ose me kontakt mbeten të ndaluara, edhe jashtë.

Si kudo në Francë, do të mbeten të mbyllura restorante, kafene dhe bare, kinema, teatro dhe objekteve sportive të mbyllura, si pishina, sallat shumëfunksional dhe të festave./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.