TIRANË, 7 maj/ATSH/ Naftëtarët e Ballshit përfitojnë pagën e luftës prej 40 mijë lekësh.
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku deklaroi se vendimi i Qeverisë, i marrë në datë 23 prill 2020 dhe i botuar tashmë në Fletoren Zyrtare, është mëse i qartë dhe nuk ka asnjë vend për dyshime e as për abuzime politike
Sipas vendimit të qeverisë, përcaktohet dhënia e ndihmës financiare prej 40 mijë lekësh për punonjësit e rafinerisë së naftës në Ballsh, të cilët figurojnë në listëpagesën e muajit dhjetor 2019 dhe që kanë pagë bruto nën masën 100 mijë lekë në muaj.
Më herët, ish-deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj tha se 800 punëtorët e rafinerisë së Ballshit nuk morën pagën e premtuar prej 40 mijë lekësh.
“Vendimi i datës 22 prill e thotë shprehimisht se naftëtarët e Ballshit do të merrnin një pagesë ndihme prej 400 mijë lekësh. E vërteta është se kjo ndihmë nuk ka mbërritur as tani që flasim në llogaritë e 800 naftëtarëve”, u shpreh ai.
/a.gjonaj/j.p/r.e/













