Ballina Flash

Lady Gaga nxjerr albumin e ri “Chromatica” 

ROMË, 7 maj /ATSH-ANSA/- Albumi i ri “Chromatica” i këngëtares së njohur Lady Gaga do të dalë në treg më 29 maj.

Lëshimi i tij ishte planifikuar fillimisht për më 10 prill, por u shty javët e fundit për shkak të emergjencës së lidhur me koronavirusin e ri.

Në disk, albumi i gjashtë i saj me këngë të padëgjuara më parë, është edhe kënga “Stupid Love”, pasazhi muzikor ndërkombëtar më i luajtur në Itali, që ka mbi 300 milionë klikime në botë.

Në realizimin e ri, prodhuar nga BloodPop dhe Lady Gaga, ndërmjet 16 këngëve ka edhe bashkëpunime me Ariana Grande, Elton John dhe Blackpink.

“Chromatica” do të jetë në dispozicion në formate të ndryshme: cd standarde, cd luksoze 3-track, vinyl standard, kasetë dhe disk vinyl i kufizuar./ /ervo/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNaftëtarët e Ballshit/ Alibeaj: 800 punëtorët nuk morën pagën e premtuar 40 mijë lekë
Artikulli tjetërNis hartimi i protokollit për hapjen e transportit publik/ Nuk do të lejohet rritja e çmimit të biletave