Ballina Flash

Fico: 85% e rasteve të shëruar nga COVID-19

TIRANË, 7 maj/ATSH/ Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik Albana Fico, tha se 85% e rasteve janë të shëruar nga COVID-19.

Gjatë një komunikimi online që zhvilloi Kryeministri Edi Rama me Komitetin Teknik të Ekspertëve, Fico tha se “po monitorojmë me kujdes situatën e krijuar nga COVID dhe po i kushtojmë vëmendje numrit të të shëruarve nga COVID-19, që sot e kemi mbi 85% nga 242 raste”.

Ajo tha se po rritet numri i testimeve dhe paralelisht po kryejmë një fushatë komunikimi, sensibilizimi për respektimin e të gjitha masave mbrojtëse ndaj COVID-19.

“Sot ne kemi lehtësim të lëvizjes, biznese të hapura dhe lehtësimi do të vijojë në respektim të plotë të protokolleve të mbrojtjes ndaj COVID-19, nën monitorimin e Institutit të Shëndetit Publik dhe inspektorateve të linjës”, – tha Fico.

Ajo u shpreh optimiste se nëse do të vijojmë me këto shifra inkurajuese dhe në zbatueshmëri të plotë të masave mbrojtëse ndaj COVID-19, pritet përmirësim i vazhdueshëm i situatës. /a.a//r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakCOVID-19/ Kryeinfermieri Isufi rrëfen për ATSH-në betejën me pacientët e intubuar në Infektiv
Artikulli tjetërSHBA – 3,169 milionë të papunë të regjistruar në një javë