PSG dhuron 100 mijë euro në luftën kundër COVID-19

PARIS, 6 maj /ATSH-AA/ – Klubi futbollistik francez Paris Saint-Germain (PSG) dhuroi 100.000 euro për një organizatë humanitare në kuadër të luftës kundër koronavirusit të ri (COVID-19).

Në njoftimin nga klubi thuhet se për të mbështetur luftën kundër COVID-19, PSG i ka dhuruar 100.000 euro organizatës ndërkombëtare humanitare “Aksioni Kundër Urisë”.

“Në këtë periudhë të vështirë hapësira e gjerë e Aksionit Kundër Urisë është më e rëndësishme se kurrë”, tha kryetari i klubit Nasser Al-Khelaifi.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.