Ballina Flash

Pandemia/ Kujdes për promovimin e grave dhe barazisë gjinore

TIRANË, 6 maj/ATSH/ Ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj thotë se Shqipëria do të vijojë të tregojë kujdes në promovimin e barazisë gjinore pavarësisht nga pandemia.

Përmes një reagimi, Cakaj thotë se së bashku me 57 vende u ritheksua nevoja për të mbrojtur dhe promovuar përgjegjshmërinë gjinore në krizën e krijuar nga COVID-19.

“Së bashku me 57 vende nga e gjithë bota ne ritheksuam nevojën për të mbrojtur dhe promovuar përgjegjshmërinë gjinore në krizën COVID-19. Shqipëria do të vazhdojë të tregojë kujdes për promovimin e grave dhe barazinë gjinore pavarësisht nga pandemia. Të fortë së bashku”, u shpreh Cakaj. /j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGarancia sovrane për “pagën e luftës”/ Sejko: Bankat kanë miratuar 70 raste me vlerë 1 miliard lekë
Artikulli tjetërMIE pezullon ristrukturimin e “Albpetrol”/ Asnjë punonjës nuk humbet vendin e punës deri në përfundim të pandemisë