Masat e marra/ Lushnja dhe Mati dalin nga harta e bashkive me COVID-19

TIRANË, 5 maj/ATSH/-Prej disa javësh numri i të shëruarve nga COVID-19 është zgjeruar në të gjithë vendin. Shifrat e publikuara nga Ministria e Shëndetësisë tregojnë se në vendin tonë ka më shumë të shëruar se sa të infektuar nga koronavirusi.

Për shkak edhe të efikasitetit masave të marra nga qeveria edhe dy bashki të tjera kanë dalë nga harta e zonave të prekura me koronavirus.

Referuar të dhënave zyrtare nga ministria e Shëndetësisë, ditën e sotme në Bashkinë Lushnje dhe Mat nuk u shënua asnjë rast i infektuar me COVID-19.

Që prej ditës së djeshme, datë 4 Maj u përfshinë si zona të gjelbërta edhe bashkitë: Tropojë, Rrogozhinë, Peqin, Belsh, Cërrik, Gramsh, Ura Vajgurore, Kuçovë, Berat, Poliçan, Skrapar, Devoll, Pustec, Maliq, Mallakastër, Kolonjë, Vlorë dhe Selenicë.

Ndërsa harta e të prekurve me COVID-19 në rang qarku mbetet ende në Berat, Dibër, Durrës, Elbasan, Fier, Korçë, Kukës, Lezhë, Shkodër, Tiranë, Vlorë.

Faza tjetër e lehtësimit gradual të masave pritet të jetë e hëna tjetër e 11 majit.

Që nga fillimi i epidemisë deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 820 qytetarë ndërsa 570 ose 70 % e tyre janë shëruar. Aktualisht janë 219 persona aktivë me COVID-19.

z.tosku/  /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.