TIRANË, 4 maj/ATSH/ Nisën sonte aktivitet kulturore online në kuadër të Javës së Europës 2020
Delegacioni i Bashkimit Europian ka përgatitur një sërë shfaqjesh të cilat filluan sonte në orën 19.00 nën moton “Më të fortë së bashku” me performancën e artistes suedeze AMWIN.
Muzika e saj përshkruhet si një miks eklektik i pop-it, elektronikes dhe hip-hop-it. Ajo përkundrazi e cilëson atë si një fantazi mjaft të çuditshme të populluar nga njerëz të çuditshëm dhe monstra të lavdishme.
Çdo mbrëmje në faqen në Facebook të Bashkimit Europian në Shqipëri: artistët e mirënjohur Diodato, AMËIN, Ramona Tullumani, Stelios Kerasidis, Andrra, Eno Peçi, dhe shumë më tepër kanë përgatitur shfaqje muzikore ekskluzive për Javën e Europës në Shqipëri.
Në Ditën e Europës, të shtunën 9 maj, Ambasadorit të BE-së Luigi Soreca do t’i bashkohet artisti shqiptar Alban Skenderaj në një koncert unik akustik për të shënuar 70-vjetorin e Deklaratës Schuman. Një paraqitje e veçantë e Al Bano-s do të mbyllë Javën e Europës 2020, të dielën 10 maj.
15 shfaqjet muzikore që do të prezantohen në internet gjatë Javës e Europës 2020 janë realizuar nga Delegacioni Europian në bashkëpunim me ambasadat e shteteve anëtare, kanë si qëllim që t’u sjellin njerëzve më shumë, solidaritet, forcë dhe rezistencë.
/gj.m/j.p/r.e/


















