TAJVAN – Qeveria zgjeron masat e karantinës

TAIPEI, 2 maj /ATSH-DPA/ – Tajvani shtrëngoi masat e marra kundër koronavirusit, duke zgjeruar listën e mbërritjeve të reja ndërkombëtare, të urdhëruar të kalonin në karantinë hoteli, në përpjekje për të parandaluar rastet e importuara.

Të gjithë individët që mbërrijnë në ishull do të urdhërohen të karantinohen në hotele për 14 ditë, nëse ndajnë një shtëpi me njerëz të cenueshëm ose nëse i mungon një dhomë ose tualet personal, sipas rregullave të reja të shpallura nga Qendra e Epidemisë së Komandës ( CECC).

Personat e cënueshëm përfshijnë ata të moshës mbi 65 vjeç, fëmijët nën 6 vjeç dhe personat me diabet, sëmundje kardiovaskulare ose në mushkëri.

Kjo masë është aplikuar që nga mesi i muajit prill, për mbërritjet ndërkombëtare që në 14 ditët e fundit vizituan Europën, Amerikën dhe vendet e Azisë Juglindore. / /sara/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.