TIRANË, 2 maj/ATSH/ Në vijën e parë të frontit të luftës nuk ka vetëm bluza të bardha, por edhe ushtarakët janë aty në krye të detyrës.
Përmes rubrikës “Heronj shqiptarë”, deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati solli sot shembullin e Xheorxhina Kajaçkës, ushtare e dytë.
Efektive e Komandës Mbështetëse të Forcave të Armatosura, prej 4 javësh ajo është e angazhuar në shpërndarjen e ndihmave për familjet e prekura nga tërmeti.
“Mision human, me solidaritet dhe përkushtim”, tha Bushati./m.m/j.p/























