Ballina Flash

Meghan Markle humbet betejën e parë ligjore kundër ”Daily Mail”

LONDËR, 1 maj /ATSH-DPA/ – Një gjykatë britanike vendosi në favor të një gazete tabloid që botonte fragmente të një letre të Meghan, dukeshën e Sussexit, për babanë e saj.

Gjykatësi i Gjykatës së Lartë Mark Warby u pajtua me një kërkesë të avokatëve të Daily Mail” për dhënien e provave nga avokatët e Meghan.

Warby tha që gjykata nuk i konsideronte prova nga avokatët e Meghan deklaratat e tyre sipas të cilave ”gazeta kishte vepruar në mënyrë të pandershme dhe me keqbesim” dhe se “kishte gërmuar me qëllim ose nxitur konflikt midis paditësit dhe babait të saj”.

Avokatët e ”Daily Mail” argumentuan në një seancë pararendëse javën e kaluar se akuzat ishin “të pabazuara në ligj ose të formuluara gabim”.

Pretendimi kryesor i avokatëve të Meghan është se ”Daily Mail” publikoi letrën e saj private, të shkruar me dorë drejtuar babait të saj në mënyrë të paligjshme, duke shkelur ligjin britanik për privatësinë dhe të drejtat e autorit./  a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFRANCË – 218 viktima në 24 orët e fundit nga COVID-19
Artikulli tjetërThaçi: Do ta respektoj vendimin e Gjykatës Kushtetuese