Ballina Flash

Harrison Ford përsëri nën hetim pas incidentit të ri ajror

LOS ANXHELES, 30 prill /ATSH-DPA/ – Administrata Federale e Aviacionit amerikan (FAA) po heton një incident me aeroplan në aeroportin ”Hawthorne”, të premten e kaluar, që përfshin aktorin e mirënjohur, Harrison Ford.

FAA tha në një deklaratë se aktori i “Star Wars” po pilotonte një aeroplan, i cili kur po ecte në pistë, kishte penguar uljen e një avioni tjetër.

Avionët iu afruan njëri-tjetrit në një distancë të rrezikshme.

“FAA po heton një incident në të cilin piloti i një ‘Aviat Husky’ po ecte në pistën e  aeroportin ‘Hawthorn’, kur një aeroplan tjetër po kryente një ulje”, tha FAA-ja.

Kjo ishte hera e dytë që Ford u përfshi në një incident./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakOsmani takon ambasadorët, diskuton për hapat në situatën e krijuar politike
Artikulli tjetërSHBA – 3,8 milionë të papunë të regjistruar brenda një jave për shkak të COVID-19