RIGA, 28 prill /ATSH-DPA/ – Javën e ardhshme, Letonia do të marrë vendime në lidhje me lehtësimin e kufizimeve të lidhura me koronavirusin, deklaroi kryeministri i vendit, Krisjanis Karins.
“Kabineti do të takohet për të diskutuar skenarët e propozuar nga ekipi i menaxhimit të krizave”, theksoi Karins.
Kjo përfshin marrjen në pyetje të qytetarëve për përdorimin e maskave në publik.
“Presim udhëzime për hapa të mëtejshëm. Vendimet konkrete duhet të merren javën e ardhshme në mënyrë që të gjithë ta dinë se çfarë do të ndodhë pas 12 majit”, shtoi Karins.
Deri tani në Letoni janë regjistruar 818 raste dhe 13 viktima nga COVID-19, në një popullsi prej gati 1,9 milionë banorësh. / /sara/






















