SEUL, 28 prill /ATSH-DPA/ – Presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae In bëri thirrje për përshpejtim të heqjes së masave për të rritur shpenzimet qeveritare dhe për të kundërshtuar ndikimin ekonomik të koronavirusit, raportoi Yonhap.
“Dëmet do të bëhen më të mëdha dhe vështirësitë e njerëzve dhe bizneseve do të rëndohen, nëse vonohen zbatimet e masave të marra”, deklaroi Moon, siç citohet nga agjencia e lajmeve e Koresë së Jugut.
Banka qendrore e vendit raportoi një tkurrje ekonomike prej 1,4% në tremujorin e parë, si pasojë e pandemisë së koronavirusit, duke shënuar tkurrjen më të rëndë që nga kriza financiare në 2008.
Në një takim të kabinetit, Moon paralajmëroi se situata do të përkeqësohet, duke treguar një rënie të pritshme të rritjes ekonomike në tremujorin e dytë. / /sara/






















