Ballina Flash

FRANCË – Notre Dame rifillon të marrë jetë

PARIS, 27 prill /ATSH-DPA/ – Puna për riparimin e katedrales së Notre Dame, të dëmtuar keqazi, rifilloi sot, pasi ajo ishte pezulluar për shkak të kufizimeve të koronavirusit.

”Rindërtimi filloi siç ishte planifikuar, të hënën”, sipas ”Etablissement Public”, organit përgjegjës francez.

“Mos prisni që 150 punonjës të jenë duke punuar brenda katedrales”, i tha transmetuesit BFMTV drejtori i Notre Dame, Patrick Chauvet.

”Përkundrazi, vetëm një ekip i vogël arkitektësh dhe zyrtarësh do të lejohen. Ata duhet të përgatisin kthimin e punonjësve”, theksoi ai.

Riparimet e katedrales, që u dëmtua shumë nga një zjarr i madh më shumë se një vit më parë, u pezulluan në mes të marsit.

Pas zjarrit, presidenti francez, Emmanuel Macron premtoi se katedralja do të rindërtohej brenda pesë viteve, një premtim që ai riafirmoi më 1 janar./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVeliaj: Gati puna për poliqendrat e reja në Tiranë, Vaqarri etalon sesi do jenë lagjet
Artikulli tjetërMeta shkresë insitucioneve mbi zbatimin e unifikuar të ndryshimeve në Kodin Penal