BARCELONË, 21 prill /ATSH-MIA/- Trajneri i Barcelonës, Kike Setien ka tronditur katalanasit me deklaratën për të ardhmen e Leo Mesit.
Sipas trainerit, fituesi i gjashtëfishtë i “Topit të Artë” me siguri do të largohet nga “Kamp Nou”.
”Barcelona gjithmonë është duke konsideruar në një projekt që do të sjellë sukses”, theksoi Setien duke shtuar se është i sigurt se Mesi do të luajë për katalunasit në sezonin e ardhshëm. Kohët e fundit, spekulimet nuk kanë të ndalur për yllin e Barcës sepse kontrata e tij është deri në vitin 2021.
Mesi prej kohësh ka pasur përplasje në nivelin e lartë, veçanërisht me presidentin Pep Maria Bartomeu, dhe tashmë kjo nuk është sekret.
Në lidhje me stërvitjet e ndaluara për shkak të pandemisë së koronavirusit, Setien tha se gjeniu argjentinas mbante formë të mirë në shtëpi. /os/























