Librazhdi thyen monotoninë e izolimit, sjell muzikë live në çdo lagje

TIRANË, 19 prill/ATSH/Për të thyer monotoninë e ditëve të izolimit, bashkia e Librazhdit do të sjellë në çdo lagje muzikë live për banorët, duke iu bashkuar kështu të kënduarit për shpresë.

Lajmërimi është bërë nga bashkia e Librazhdit e cila ka informuar se përmes një programi artistik, muzika do të shkojë në cdo lagje ndërsa banorët duhet vetëm të qëndrojnë pranë banesave të tyre, të dalin në dritare ose nëpër ballkone.

“Librazhdi këndon. Për t’iu gjendur sa më pranë banorëve te qytetit tonë, bashkia ka menduar të organizojë ne çdo lagje një program artistik me muzikë live. Në këtë mënyrë thyejmë sadopak monotoninë e të qëndruarit ne shtëpi . Ju në dritare dhe ballkone, ne sjellim muzikën tek ju . Bashkë do ia dalim”, informon bashkia e Librazhdit. z.tosku/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.