HAMBURG, 17 prill /ATSH-ANSA/- Në ditët e koronavirusit mund të jetë më e sigurtë të paguash me monedha sesa me kartëmonedha, sipas një studimi të ri gjerman, i kryer në Klinikën Universitare të Hamburg-Eppendorf, i cili tregon në fakt se bakri i pranishëm në monedhat euro përcakton një aktivitet antimikrobik të aftë për të zvogëluar ndotjen nga bakteret.
Prandaj është i besueshëm fakti që koronavirusi mbetet aktiv në sipërfaqet e bakrit vetëm për katër orë.
“Unë mendoj se rreziku i transmetimit të virusit përmes parave është shumë më i ulët në krahasim me kontaktin ballë për ballë me një person tjetër”, siguron koordinatori gjerman i studimit, Johannes Knobloch.
Studimi vlerësoi aktivitetin antibakterial të monedhave prej 1 euro, 5 dhe 50 cent (bërë të paktën prej 75% të bakër) në krahasim me kartëmonedhat 5 euro (prej fibre pambuku)./ /os/























