Ballina Flash

SPORT – Ronaldo vesh maskën e Italisë: Të jemi të bashkuar

MADEIRA, 12 prill /ATSH-ANSA/- Do të bëjmë gjithçka që mundemi për të ndihmuar, deklaroi futbollisti i Juventusit Cristiano Ronaldo në profilin e tij në Instagram, direkt nga Madeira.

Ronaldo dërgon një mesazh në luftën kundër koronavirusit me një foto në plan të parë ku tregon futbollistin i cili ka veshur një maskë me flamurin italian.

“Në këtë moment është shumë e rëndësishme të bashkohemi dhe të mbështesim njëri-tjetrin”, shkroi kampioni portugez.

Cristiano Ronaldo po merr pjesë në një fushatë dhurimi për Kryqin e Kuq Italian në faqen e internetit ”nevergiveup.tinaba.it”. Tek kjo fushatë morën pjesë shumë kampionë, përfshirë Javier Zanetti dhe Gianluigi Buffon. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakOperacioni humanitar/ Pogradec, ndihma me ushqime për 500 familje në nevojë
Artikulli tjetërVijojnë operacionet humanitare në ndihmë të pensionistëve të vetmuar dhe familjeve në nevojë