Ballina Ekonomi

FSHU: Qendrat e kujdesit ndaj klientit dhe arka nga e hëna hapur në orarin 06:00 – 17:30

TIRANË, 12 prill/TSH/- Furnizuesi i Shërbimit Universal njoftoi sot se do të zgjasë orarin e shërbimit për klientët, duke bërë të mundur që qytetarët të kenë më tepër kohë për t’ju drejtuar zyrave të tij.

Sipas FSHU, qendrat e kujdesit ndaj klientit dhe arka do të ofrojnë shërbim prej ditës së hënë në orarin 06:00 – 17:30.

Kjo do të ndihmojë qytetarët për të mos krijuar radhë pranë zyrave të kujdesit ndaj klientit, ç’ka do të përbënte rrezik për përhapjen e infeksionit COVID-19.

Më herët gjatë javës, Kryeministri Edi Rama njoftoi se nga e hëna, fasha orare do të zgjatet deri 17:30 dhe autorizimet për lejedalje për pazar do të jenë 90 minuta.

Kryeministri po ashtu paralajmëroi ashpërsim të ndëshkimeve për shkelësit e masave./a.gjonaj/ /a.a/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOKUS – BE: Të moshuarit të kufizuar deri në fund të vitit si pasojë e COVID-19
Artikulli tjetër“Gëzuar Pashkët”/ Delegacioni i BE: Në këto kohë të vështira, le të mbushë kjo ditë shtëpinë tuaj me paqe, gëzim dhe solidaritet