XHAKARTA, 10 prill /ATSH-DPA/ – Kryeqyteti indonezian vendosi sot kufizime më të ashpra për udhëtimet dhe punën, në përpjekje për të frenuar përhapjen e koronavirusit.
“Masa, që do të qëndrojë në fuqi për dy javë, nënkupton se bizneset jothelbësore do të mbyllen dhe banorët do të ndalohen të dalin jashtë, përveç se për të blerë ushqime dhe sende të tjera të rëndësishme”, deklaroi guvernatori i Xhakartës, Anies Baswedan.
“Për dy javët e ardhshme, të gjithë banorët e Xhakartës pritet të qëndrojnë në shtëpi, të reduktojnë ose madje të eleminojnë aktivitetet e jashtme”, shtoi Basewedan.
“Kjo masë ka për qëllim të na mbajë të sigurt të gjithëve ne, familjet tona, fqinjët tanë dhe kolegët tanë”, theksoi ai.
Shkelësit do të përballen me gjobë deri në 100 milionë rupi (6 370 dollarë)./ /sara/












