Elbasan/ Balla: Karvani i operacionit të përditshëm humanitar ecën përpara, kudo ku ka familje në nevojë


TIRANË, 10 prill/ATSH/ Në qarkun e Elbasanit vijon operacioni humanitar kudo ku ka familje shumë në nevojë dhe pensionistë të vetmuar.

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, njëkohësisht deputet i këtij qarku siguroi do të vazhdojmë kështu, nesër, pasnesër, pa pushim deri në fund të luftës.

“Shqipëria do ta fitojë luftën dhe ata që bëjnë sikur të japin mend që s’i kanë, që shajnë e mallkojnë, teksa rrotullohen në divan e çohen vetëm për të hedhur vrer mbi ata që punojnë, do t’i mohojnë ato që thonë sot pa u menduar e pa e kuptuar që kjo është një luftë”, tha ai.

Kuja e paskrupullt e mjeranëve të SHQUP-it le të vijojë, tha Balla, ndërsa shtoi se “karvani i operacionit të përditshëm humanitar ecën përpara, kudo ku ka familje në nevojë”.

/m.m/ /a.a//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.